Tuna në pritje të fëmijës së dytë?

10:21 | 16 Shtator 2020

Tuna ka habitur fansat me fotografinë e fundit.

Ditët e fundit, kanë qarkulluar thashetheme se këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu është në pritje të fëmijës së dytë.

Një gjë të tillë e kishte lënë pikëpyetje edhe vet artistja me anë të një postimi në Instagram, duke mos i hedhur poshtë këto dyshime.

Së fundi, këngëtarja ka postuar një foto, në të cilën shfaqet me bikini në pishinë dhe barku i saj ishte tërësisht i sheshtë, duke i bërë të gjithë konfuz rreth shtatzënisë së saj.

“Duaje jetën që jeton. Ju dëshiroj një të marte të mirë”, ka shkruar ajo sipër fotografisë së shkrepur në pushime./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara