The Weeknd dhuron 300 mijë dollarë për tragjedinë në Bejrut

01:25 | 14 Gusht 2020

Së fundmi reperi The Weeknd ka vendosur të dhurojë  300 mijë dollarë për shpërthimin e ndodhur në Bejrut, Liban përmes “Global Aid” – atë që njihet si fondi i ndihmës në Liban.

Menaxheri i tij, Wassim Slaiby bëri njoftimin në Instagram  duke shkruar “Dua të falënderoj vëllain tim The Weeknd për aktin e tij bujar  duke dhuruar 300,000 dollarë në fushatën ‘Global Aid’ për Libanin”.Slaiby, i cili është libanez-kanadez, lindi në Liban gjithashtu falënderoi Michael Rapinon, CEO-n e “Live Nation Entertainment”, për dhurimin e 50 mijë dollarëve  në fondin e ndihmës.“Jam shumë i nderuar dhe i përulur për të punuar me artistët që kanë një kujdes kaq të thellë për botën”, shtoi ai. “Dhe tani për vëllezërit dhe motrat tona në Liban që janë në dhimbje dhe kanë nevojë për ndihmën tonë kolektive”, shtoi tutje.Menaxheri dhe Drejtori i Përgjithshëm i “XO Record Label”, gjithashtu menaxhon emrat e njohur si: French Montana, Belly, Massari dhe Sabrina Claudio.i vazhdoi të inkurajojë fansat të dhurojnë atë që munden, duke shkruar: “Jepni atë që mundeni dhe shperndaheni foton sa më shumë në mënyrë që bota të mblidhet për të ndihmuar Libanin nga kjo tragjedi shkatërrimtare”./lapsi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara