Teatri Kombëtar miraton repertorin artistik për 2020

15:32 | 12 Shkurt 2020

Teatri Kombëtar i Kosovës njofton se Këshillit drejtues i TKK-së pas propozimeve të projekteve nga menaxhmenti e ka miratuar repertorin artistik për vitin 2020.

TKK-ja do t’i ketë katër shfaqje në shkenën e madhe e dy bashkëprodhime.

Po ashtu Këshilli drejtues ka miratuar raportin e jurisë vlerësuese për përzgjedhjen e koncepteve regjisoriale për “Skenën e vogël 2020”, në mbledhjen e mbajtur, më 7 shkurt.

Projekti vjetor është hartuar konform kërkesave të “Ligjit të teatrove” dhe “Rregullores së skenës së vogël”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara