Teatri i Qytetit të Gjilanit anulon shfaqjet e planifikuara për muajin nëntor

15:20 | 17 Nëntor 2020

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka anuluar shfaqjet e planifikuara për muajin nëntor.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi në ‘facebook’, ku kanë treguar se për shkak të pandemisë Covid-19, e kanë të pamundur zhvillimin normal të repertorit shkruan portali arbresh.info

Postimi i plotë:

I dashuri publik i teatrit tonë,
Me keqardhje ju informojmë që në rrethanat aktuale në të cilat gjendemi, e kemi të pamundur zhvillimin normal të repertorit tonë të muajit nëntor. Andaj, me qëllim të respektimit të masave parandaluese për COVID – 19 dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit tonë të përbashkët, anulohen shfaqjet e planifikuara për këtë muaj.
Mirupafshim në ditë më të mira!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara