Të gjithë dyshojnë për lidhjen me Noizyn, tani Rike Roçi publikon mesazhet private me të dashurin

19:21 | 22 Maj 2019

Rike Roçi është një nga bukuroshet shqiptare, që u bë e njohur nga ‘Big Brother’.

Ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes nga mediat për shkak të jetës private. Kohë më parë, Rike është përfolur për një lidhje me reperin Noizy, ku asnjëri nuk e pohoi.

Më pas Rike, tërhoqi vëmendjen me disa postime ku tregonte simpatinë për presidentin e lëvizjes “5 stelle” në Itali, Luigi Di Maion.

Rike i mohoi lajmet se ishte në një lidhje me të, ndërsa së fundmi ka bërë publike mesazhet me të dashurin aktual.

E pyetur nga njëri prej ndjekësve se cili është personi që i ka thyer zemrën, ajo ka publikuar bisedën me të, duke treguar se janë pajtuar.

“Dashuria ime”,- i shkruan Rikja, ndërkohë që ai ja kthen: “Zemra ime”, mirëpo identiteti i personit në fjalë mbetet ende i pazbuluar për mediat./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara