Taylor Swift më e paguara në botë!

22:13 | 10 Korrik 2019

Me gjithë debatet që e rrethojnë, ky vit rezultoi më i suksesshmi për Taylor Swift-in, e cila grumbulloi të ardhurat më të larta që ka fituar ndonjëherë brenda një viti duke ia kaluar sigurisht jo vetëm vetvetes, por edhe gjithë personazheve të famshëm në botë.

185 milionë dollarë për këngëtaren vetëm vitin e kaluar, do të thotë një rritje me plot 131% nga 80 milionëshi i 2018-ës. Këto janë të dhënat e siguruara nga “Forbes”, e cila publikoi sot listën e 100 personazheve publike më të paguar të botës, ku kryeson kantautorja bjonde nga Nashville.

Kuptohet, nuk është hera e parë që Swift, një prej pop star-eve më të kërkuar dhe të diskutuar në planet, kryeson këtë listë të pamëshirshme për ne vdekatarët. Në 2017-ën ajo ishte më e paguara me 170 milionë dollarë, në sajë të fitimeve nga turi botëror “1989”.

Megjithatë, fakti se nuk mundi të fitonte të drejtat e pronësisë mbi tre albume të vetat, shkaktoi një reagim të ashpër nga ana e Taylor Swift-it ndaj Scooter Braun-it, i cili s’ka shumë që ka blerë shtëpinë diskografike me të cilën bashkëpunonte Swift më parë.

Në gusht, pritet publikimi i albumit të saj të ri, “Lover”, i cili siç e ka nisur, pritet të finalizojë një tjetër vit të suksesshëm për këngëtaren.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara