Tani e kritikojnë përse u dobësua, Fifi iu kundërpërgjigjet kritikuesve: E kam dashur trupin tim edhe kur i kisha 100 kilogramë

15:44 | 16 Shtator 2020

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka marrë vëmendjen e mediave rozë muajve të fundit për vijën trupore të saj.

Ajo ka hequr dhjetëra kilogramë nga trupi, duke marrë kështu një pamje krejt ndryshe nga koha kur ishte e më e shëndoshë.

Mes kritikave të shumta që merrte gjatë kohës kur i kishte kilogramët e tepërt, Fifi po përballet me kritika edhe tani që u dobësua.

Ajo ka publikuar së fundmi në InstaStrory një mesazh që i ka arritur privatisht në Instagram, ku një ndjekëse i shkruante se është dobësuar më shumë se që duhet, ndërkohë që sa ishte më e shëndoshë shprehte mbështetjen e saj për njerëzit me shumë kilogramë.

“Për mesazhe të tilla kam veç një përgjigje: ‘Unë çdo herë e kam dashur trupin tim si kur kam qenë 100 kilogramë, si tash 69 kilogramë…Zoti ju bekoftë e ju dhashtë dashuri në vend të vrerit’, me shumë dashuri, Fifi”, ka qenë përgjigja e këngëtares.

Fifi përndryshe ka treguar se heqjen e kilogramëve të tepërt e ka arritur në qendrat e dobësimit, pasi nuk bëri punë as dieta e as liposukcioni. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Dress from: @chicmeofficial

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr) on

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara