Këta muaj të karantinës kanë pamundësuar secilin të kujdeset për pamjet e jashtme, sidomos aspektin e ushtrimeve fizike.
E duket se mezi janë pritur lehtësimet e kufizimeve për t’ju drejtuar palestrave, shkruan portali arbresh.info.
Këtë e bën të ditur ‘Supermeni’, Henry Cavill që ka postuar një fotografi nga palestra duke shfaqur trupin e tij të tonifikuar.
“Tungjatjeta, mik i vjetër”, shkruan Cavill.
Kujtojmë se aktori britanik befasoi të gjithë me fizikun e tij në serialin “The Witcher” që u transmetua në Netflix.
37-vjeçari u bë i njohur me rolin e tij të Supermenit më 2013./arbresh.info/