“Sulltanesha Hyrrem” habit ndjekësit me pamjen e re

01:34 | 21 Maj 2020

Meryem Uzerli është një ndër aktoret më të famshme turke në vendin tonë, e cila u bë e njohur për publikun me rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin “Sulejmani i madhërishëm”. Meryem ka rrëmbyer zemrat e shikuesëve në vendin tinë dhe numëron plot fansa shqiptarë.

Ajo njihet nga të gjithë si bukuroshka kokëkuqe, megjithatë fansat janë habitur nga fotoja e fundit e aktores. “Sulltanesha Hyrrem” shfaqet me një look tërësisht ndryshe, me flokë brune dhe shumë kilogramë më pak.

Të shumtë janë ndjekësit që e kanë komplimentuar për këtë look, mirëpo të tjerë i kanë kërkuar të vazhdojë të qëndrojë kokëkuqe, ashtu siç ishte kur vodhi zemrat e shikuesëve. Meryem Uzerli është bërë nënë 6 vite më parë, pasi solli në jetë një vajzë./lexo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara