Stabilizohet gjendja e Demi Lovatos, fillon rehabilitimin

17:46 | 26 Korrik 2018

Këngëtarja Demi Lovato, është kthyer në gjendje stabile dhe është afër familjes së saj pasi u hozpitalizua më herët gjatë të martës.

Një burim i afërt i familjes Lovato më parë i ka thënë CNN se hospitalimi i këngëtares ishte si reazultat i mbidozës me narkotikë.

“Demi është zgjuar dhe afër famljes, që duan të falënderojnë të gjithë për dashurinë, lutjet dhe mbështetjen.

“Disa prej informacioneve që janë raportuar janë të pasakta dhe familja e saj kërkon privatësi dhe jo aspekulime teksa shëndeti dhe rikuperimi i saj janë gjërat më të rëndësishme tani për tani”, u shpreh një përfaqësues i këngëtares.

Departamenti i Zjarrit i Los Angelesit konfirmoi për CNN se pranoi një thirrje në ora 11:22 të mëngjesit të 24 korrikut për një emergjencë mjekësore, duke transportuar një femër 25 vjeçare në spital.

Ajo ishte këngëtarja Demi Lovato dhe një zyrtar tjetër policor i ka thënë CNN se ajo gjendet në qendrën mjekësore Cedars-Sinai. Ajo është stabile, e vetdishme dhe po frymon, konfirmoi zyrtari.

I kontaktuar nga CNN një burim i afërt me këngëtaren mohoi se ajo ka vuajtur nga mbidoza e heroinës.

Hospitalizimi i Lovatos vjen vetëm pak javë pasi këngëtarja, që vuajti nga abuzimi me narkotikët, zbuloi se ajo së fundmi ka pasur probleme.

Lovato që mbush 26 vjet muajin e ardhshëm ka thënë në mars se ajo festoi plot gjashtë muaj e kthjellur dhe pa alkool e narkotikë.

Lajmet më të lexuara