Skerdi punoi në disa këngë të reja, derisa qëndroi në izolim për shkak të infektimit me COVID-19

12:20 | 30 Nëntor 2020

Reperi nga Shqipëria, Skerdi Ago, javë më parë njoftoi se ishte infektuar me COVID-19 së bashku me gruan e tij, prezantuesen Vesa Rama.

Derisa çdo i prekur me virus duhet të qëndrojë i izoluar, një gjë të tillë e ka bërë edhe artisti shqiptar.

Megjithatë, i njëjti ndonëse i sëmurë tregoi se nuk ka qëndruar kot në shtëpi.

Përmes rrjeteve sociale, Skerdi zbulon se ka punuar në disa projekte dhe ka gati ‘shumë demo’.

“Kush është punëtor, punon. Gjatë kohës kur kam qenë me COVID-19 i kam punuar në shtëpi këto demo, kështu që kemi projekte plot”, ka shkruar ai në një postim të ndarë në InstaStory.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara