Skerdi dhe Vesa zbulojnë gjininë e foshnjës

18:00 | 4 Nëntor 2019

Reperi nga Shqipëria, Skerdi Ago dhe partnerja e tij, prezantuesja Vesa Rama, së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti, të cilët janë të lidhur prej vitesh, së fundmi kanë realizuar një fotosesion të veçantë, përmes të cilit kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës.

Të njëjtit në fotosesionin e tyre shfaqen të veshur me bluza të njëjta, ndërsa anash në tavolinë shkruan në gjuhën angleze “Boy”, nga edhe mësohet se dyshja do bëhen prindër të një djali.

“Mezi po pres të të shoh djali im”, është përshkrimi që Skerdi ia ka vënë imazhit, në të cilin duket tejet i lumtur pranë bashkëshortes së tij.

Imazhe të tjera në rrjetet sociale nga kjo ditë e rëndësishme ka publikuar edhe prezantuesja Rama, me përshkrimin “Është djalë”.

Në ndërkohë, të shumta ishin urimet që dyshja morën nga miqtë dhe kolegët e tyre.

Gjithashtu, Skerdi muaj më parë konfirmoi se do ketë dasmë shumë shpejt nga ana e tyre, por që akoma nuk është shënuar ndonjë ceremoni publike.

Pavarësisht këtyre, reperi po vazhdon të jetë shumë i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

IT’S A BOY🍼 @skerdiago ❤️ Thank you so much @iamflamurilazi and @arra_event_design 🙏🏻

A post shared by Vesa Rama Ago 💍 (@vesaaago) on

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara