Skena e sikletshme e Norës në klipin e ri

21:56 | 22 Prill 2019

Para disa ditëve është publikuar bashkëpunimi i parë i motrave Istrefi.

Kënga e re nga Nora dhe Era Istrefi e titulluar “Nuk e di” është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi dy milionë klikime në Youtube, shkruan rtv21.tv

Kjo këngë është shoqëruar me një videoklip me skena mjaft interesante. Pjesë e klipit ishte edhe një macë e cila e bëri Norën të mos ishte shumë rehat gjatë xhirimeve.

“Oh mami, apo ma hekni qet mace kadale”, ka shkruar këngëtarja në një fotografi të shkrepur gjatë xhirimeve të klipit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara