Sinan Vllasaliu paralajmëron këngën e re

23:56 | 14 Maj 2020

Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu, është shumë i pëlqyer nga shqiptarët për zhanrin të cilin ai e këndon.

Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, shkruan portali arbresh.info

Së fundi, këngëtari ka paralajmëruar një këngë të re, madje është publikuar edhe një pjesë e saj për fansat e tij.

 

View this post on Instagram

 

@sinanvllasaliu – Imazhi #comingsoon 💥 @emra_com

A post shared by @ arkivashqip on

Projekti i ri i Sinanit titullohet “Imazh”, datën e të cilit nuk e ka treguar ende, por njoftoi se publikohet shumë shpejt.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Sinani mbetet bashkëpunimi “Hallal e ke” me artistin e njohur Genc Prelvukajn i cili u mirëprit nga fansat e dy artistëve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara