Sinan Vllasaliu i mllefosur me gjendjen politike: “Injorantët janë të  destinuar t’u shërbejnë  hipokritëve”

13:56 | 26 Mars 2020

Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu, është shumë i pëlqyer nga shqiptarët për zhanrin të cilin ai e këndon.

Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, shkruan portali arbresh.info

E së fundi përveç gjendjes me pandeminë COVID-19, në Kosovë është acaruar edhe situata politike ku mocioni i LDK-së i dërguar në Kuvend ka rrëzuar qeverinë Kurti.

E kjo e ka bërë të reagoj edhe yllin e muzikës popullore Sinan Vllasaliun. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë i mllefosur:

“Injorantët janë të  destinuar t’u shërbejnë  hipokritëve”- ka shkruar Sinani.

Ndryshe, Sinani është shumë i kërkuar edhe në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore por për shkak të gjendjes momentale ka anuluar cdo aktivitet. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara