Si reagon Tayna kur dëgjon ‘DISS’-et e kolegëve?

13:40 | 15 Prill 2019

Tayna është një nga reperet më të komentuara të momentit, si për karrierën edhe për ‘look-un’ e saj.

Që prej lançimit të këngës ‘Columbiana’ dhe suksesit që pati, Tayna ka sjellë projekte të ndryshme, duke u kthyer në një nga këngëtaret më të përfolura.

Shpesh ajo është bërë pjesë e ‘diss-eve’ të repereve të tjera shqiptare, që me sa duket për Taynën nuk përbëjnë aspak problem.

Ajo ka treguar se për këtë pjesë është indiferente, sepse këngët e tyre i japin më shumë vëmendje.

“Ose jam unë duke nxjerrë këngët e mia, ose janë duke bërë këngë për mua, pra gjithçka sillet rreth meje dhe normalisht ndjehem mirë”, është shprehur këngëtarja. /Tring.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara