Shoferët që dëgjojnë këngët e kësaj këngëtareje në makinë kanë më pak stres dhe probleme kardiake

20:08 | 16 Nëntor 2019

Dëgjimi i këngëve të Adele në makinë mund të reduktojë stresin dhe të ndihmojë për të pasur një zemër të shëndetshme sipas studiuesve

Autorët e hulumtimit morën në studim një grup grash të reja në rrugët e Brazilit dhe zbuluan se dëgjimi i këngëve të Adele në version instrumental i qetësonte ato.

Versionet në piano ose chart-toppers të ‘Someone Like you’ dhe ‘Hello’ ishin të përfshira në listën e këngëve të projektuara për të qetësuar shoferët e ngecur në trafik.

Kjo muzikë qetësonte luhatet e rrahjeve të zemrës duke i ndihmuar në shmangien e problemeve serioze shëndetësore.

Është zbuluar se muzika influencon në mënyrë të pavetëdijshme në ritmet e valëve të trurit dhe rregullon aktivitetin e sistemit nervor duke ulur presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.

Shkencëtarët e dy universiteteve të Sao Paolo në Brazil bashkëpunuan me Oxford Brookes University dhe Universitetin e Parmas në Itali.

Gratë të cilat iu nënshtruan eksperimentit shkencor duhet të ecnin për 3 km me makinë në rrugët e qytetit në një orë me trafik, udhëtim rreth 20 minuta.

Në njërin prej testeve ato udhëtonin në heshtje dhe në tjetrin me muzikë. Gjatë gjithë studimit, në të dy rast u matën rrahjet e tyre të zemrës.

“Ne zbuluam se stresi kardiak tek pjesëmarrëset në eksperimentin tonë shfaqej më i ulët kur dëgjonin muzikë ndërsa po i jepnin makinës”, u shpreh profesor Vitor Valenti, shkruan Daily Mail.

“Të dëgjuarit e muzikës mund të jetë një masë parandaluese në favor të shëndetit kardiovaskular në situatat të stresit intensiv siç është drejtimi i makinës gjatë orarit të pikut të trafikut.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara