”Sheherzadja” shfaq barkun e fryrë për herë të parë

08:29 | 13 Nëntor 2019

Aktorja në pritje të fëmijës së dytë Pritjen e të bërit prindër është duke e shijuar për herë të dytë aktorja e mirënjohur turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj, gjithashtu aktor, Halit Ergenç. Aktorët së shpejti do të bëhen edhe me një djalë, shkruan rtv21.tv.

Çifti mbrëmë ka marrë pjesë në një eveniment në Turqi, ku aktorja ka shfaqur barkun e fryrë, për herë të parë. Aktorja gjatë kësaj kohe është kujdesur të qëndrojë sa më larg syrit mediatik.

Me një fustan të gjatë ngjyrë të zezë aktorja shkëlqeu, teksa afër po i qëndornte gjatë tërë kohës, burri i saj, Haliti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara