Seriali i famshëm “Kafeneja Jonë”po rikthehet

15:30 | 12 Prill 2019

Seriali ,“Kafeneja Jonë” ishte një ndër serialet më të famshme dhe me të shikuarat në Kosovë.

Ka kohë që ky serial nuk po shfaqet në ekranet tona televizive, por siç duket ka ardhur një lajm shumë i mirë për të gjithë adhuruesit, shkruan portali arbresh.info

Aktorja e serialit, Teuta Krasniqi përmes llogarisë personale në Instagram, e ka bërë të ditur por nuk ka dhënë shumë detaje.

Po rikthehet, – ka shkruar aktorja e njohur Krasniqi.

Aktorja nuk ka treguar se në cilin televizion do të shfaqet apo do të jetë ekskluzivitet i ndonjë platforme online. / arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara