Serial rreth jetës së aktores hollivudiane, Audrey Hepburn

10:34 | 10 Janar 2019

Po vjen seriali rreth jetës së aktores legjendare hollivudiane, Audrey Hepburn.

Kompania italiane e filmit Wildside, e njohur për seriale të ndryshme televizive, është duke xhiruar një të tillë të zhanrit dramë për aktoren e Hollivudit, Audrey Hepburn, transmeton lajmi.net.

Thuhet se në këtë libër do të flitet për jetën personale të nënës së saj, tregimet nga fëmijëria dhe e tregon të vërtetën – larg imazhit që pamë në ekran.

Seria do të përqendrohet në vitet e para të një aktore në industrinë e filmit – që nga fëmijëria në Evropë deri në Hollywood.

Audrey Hepburn për publikun njihet me rolet e saj në vitet ’50 0 – “Festat romake”, “Sabrina”, “Mëngjesi në Tiffany” dhe puna e saj bamirëse.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara