Serena Williams ka një breng rreth vajzës së saj

12:07 | 7 Dhjetorë 2017

Serena Williams tre muaj më parë u bë nënë e një vajze.

E siç duket pas tre muajve, Serena ka filluar të brengoset për ditën se kur duhet të ndalojë dhënien e gjirit për vajzën e saj, shkruan dailymail, transmeton arbresh.info.

Kampionia e tenisit sot ka vendosur të kontaktoj me nënat tjera në Twitter për t’i pyetur për përvojat e tyre në këtë aspekt.

Ajo ka pyetur nënat se deri kur kanë ushqyer fëmijët e tyre me gji.

” Sa kohë keni ushqyer me gji?. A është e çuditshme që të bëhem emocionale prej tani kur e  mendoj se kur është koha për të ndaluar dhënien e gjirit?”, ka shkruar Selena.

Së bashku me postimin ajo ka publikuar edhe një fotografi të ëmbël të vajzës së saj, Alexis Olympia Ohanian./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale