Selena kritikohet nga fansat pas deklaratës se mund të martohet me 68-vjeçarin Bill Murray

19:48 | 22 Maj 2019

Këngëtarja Selena Gomez u ka bërë një befasi jo fort të këndshme fansave të saj në Instagram, teksa tha se do të martohet me aktorin Bill Murray.

Pas parakalimit në tepihun e kuq në premierën e “The Dead Don’t Die”, 26 vjeçarja ka publikuar një mori fotografish në rrjetet sociale. Ajo bëri një deklaratë të çuditshme në njërën prej fotografive.
“Hera e parë që jam në Kanë. Jam shumë e nderuar që jam pjesë e këtij filmi me Jim. Ndër tjerash, Bill Murray dhe unë do të martohemi”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, nuk ka dyshim se gjithçka ka qenë një shaka nga këngëtarja dhe aktorja që padyshim se ka nxitur reagime në mediat sociale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara