Selena Gomez gati për albumin e ri

09:53 | 14 Mars 2019

Këngëtarja e njohur Selena Gomez do i rikthehet muzikës më shpejt seç e kemi menduar dhe albumi i radhës do publikohet për pak javë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selena me anë të postimeve në ‘Instagram’. Ajo publikoi një video për 147 milionë ndjekësit e saj dhe rrëfeu të gjitha emocionet që ka përjetuar gjatë këtij rrugëtimi. Me shumë sinqeritet, ajo pranoi se është shumë nervoze për rikthimin në muzikë, pas një periudhe të gjatë largimi.

Kujtojmë se Selena nuk ka bërë muzikë prej kohësh. Ajo ka kaluar një sërë problemesh shëndetësore të cilat e distancuan për shumë kohë nga vëmendja mediatike

Shpërndaje në rrjete sociale