Sabri Fejzullahu feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i Ermalit

12:22 | 16 Shtator 2020

Këngëtari i madh i muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, feston ditën e sotme 73 vjetorin e lindjes.

Djali i tij, këngëtari Ermal Fejzullahu, ka uruar babin me fjalët më të veçanta.

Me anë të një fotoje, Ermali e quan të pazëvendësueshëmin e Shqiptarisë.

“Urime ditëlindja i pazëvendësueshëmi i shqiptarisë! I bëfsh edhe 100 bashkë me buzëqeshjen tënde e zemrën e bardhë e të mirë që ke.

Je krenaria jonë dhe sa më e gjatë jeta jote aq më e bukur jeta ime. Të dua shumë unë dhe padyshim edhe gjithë shqiptarët kudo që janë!”, ka shkruar Ermali në urimin për babanë e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara