Ryan Gosling: Nuk kërkoj asgjë tjetër pos Eva Mendes

10:04 | 8 Dhjetor 2015

Aktori i njohur, Ryan Gosling ka treguar për lidhjen e tij me aktoren Eva Mendes duke thënë se është shumë i lumtur.

Gosling është shprehur se është në lidhje me personin që është dashur të jesh.

Ndërsa duke folur për cilësinë që ai kërkon në një femër, ai ka thënë se “që ajo të jetë Eva Mendes, nuk kërkoj asgjë tjetër”.

Gosling dhe Mendes kanë një vajzë bashkë e  cila quhet EsmeraldaAmada e cila është 1 vjeçare.

“Këto janë Krishtlindjet tona të para, me Esmeraldën në qendër, andaj kjo është shumë emocionuese”, ka thënë ai, transmeton klan kosova.

Çifti janë në lidhje që nga viti 2011.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara