Rock United Fest, festivali që do të mbahet më 6 dhe 7 shtator në Prishtinë

16:40 | 14 Gusht 2019

Më 6 dhe 7 shtator 2019 do të mbahet Festivali Rock United në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë.

Rock United është projekt që bashkon grupet e muzikës rock dhe fansat nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”.

Qëllimi kryesor i këtij festivali është që të vazhdojë tradita e rockut, e cila në Kosovë ka nisur qysh nga vitet e gjashtëdhjeta, njofton Klan Kosova.

Gjatë 2 mbrëmjëve të festivalit në Gërmi do të marrin pjesë 12 grupe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

MBRËMJA E PARË:

The Mole Pack, Zwada, Vini e Veni, Gillespie, Purgatory, kurse për mbylljen e natës së parë janë grupi legjendar kosovar Grupi 403, për të cilët kjo natë do të jetë kulminacioni i karrierës së tyre.

MBRËMJA E DYTË:

Proximity Mine, Jutbina, Këpurdhat, Trampolinë, PeterPan Quartet, dhe natën e dytë të festivalit do ta përmbyllë grupi i njohur Elita 5, të cilët i rezistuan kohës për 30 vite, duke i qëndruar besnikë muzikës rock, me shumë hite të njohura dhe performanca të paharruara.

Biletat mund t’i gjeni në Prishtinë si dhe në të gjitha qytete tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara