Rita Ora tregon për periudhën e vështirë që po e kalon

09:45 | 14 Shkurt 2020

Përkundër angazhimeve të shumta në jetën e saj profesionale, Rita Ora gjen kohë të shpërndajë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Këngëtarja shqiptare përmes një video të publikuar në rrjetet sociale ka treguar se ka kaluar në disa periudha të dhimbshme pas problemeve me infeksion në fyt, shkruan portali arbresh.info

29 vjeçarja shpjegoj se ka kaluar dy javët e fundit duke reflektuar dhe duke u shëruar pas operimit të bajameve.

“Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe më lejoni t’ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”.

“Është një bekim kur e ke mundësinë të shërohesh në qetësi dhe të vësh gjithçka në një perspektivë dhe të vizualizosh pjesën tjetër të vitit dhe atë që vjen apo atë që dëshiron të arrish”.

“Unë besoj shumë në rregullimin e qëllimeve në universin që dëgjon. Po ashtu, mësimi i gjërave të reja ka qenë gjithmonë fiksimi im”.

Rita gjithashtu me rastin e  festës së Shën Valentinit, uroj të gjithë të dashururit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara