Rita Ora shkëlqeu në Javën e Modës në Paris, pozon krah motrave të famshme Hadid

19:18 | 3 Mars 2020

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është kthyer në shtëpinë e saj në Londër pas një qëndrimi disa javor në Los Angeles.

Ajo ka qenë shumë aktive muajve të fundit në realizimin e reklamave për kompani të njohura, me çka ka bërë që edhe të dyfishohen fitimet e saj neto, shkruan portali arbresh.info

Së fundmi është vënë re prania e saj në Javën e Modës në Paris, ku ka rënë në sy shkëlqimi i Ritës në pistën e modës përkrah modeleve më të njohura.

Ajo gjithashtu publikoi një fotografi përkrah modeleve Bella dhe Gigi Hadid, të cilat janë motrat e të dashurit të Dua Lipës, Anwar Hadid.

Përndryshe sa i përket karrierës muzikore, kujtojmë  se kënga e re e këngëtares do të publikohet gjatë muajit mars. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara