Rita Ora shfaqet tërheqëse nga ishulli grek

13:59 | 15 Gusht 2020

Rita Ora është duke kaluar disa pushime fantastike me shoqërinë dhe të dashurin e saj Romain Gavras.

Por, bukuroshja shqiptare nuk po i lë anash as edhe fansat e saj, të cilëve po u mundëson të shohin më afër përditshmërinë e saj, shkruan portali arbresh.info

E veshur me bikini të bardha, Rita në rend të parë ka vënë në pah linjat e tonifikuara trupore, e sidomos gjoksin e formësuar, në ishullin grek Korfuz.

“Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse që jam në gjendje të shpenzojë më shumë kohë me miqtë dhe familjen gjatë këtyre ditëve”, ka shkruar Rita në përshkrimin e fotos.

Bukuroshja bjonde po vazhdon të shijojë gjatë pushimeve lidhjen e saj të re me greko-francezin 39 vjeçar, Romain Gavras. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara