Rita Ora në bisedime për filmin e ri “Oliver Twist” – ajo mund të luajë rolin e një prej personazheve kryesorë, Artful Dodger

15:50 | 3 Tetor 2019

Rita Ora thuhet se ka zhvilluar diskutime me shtëpinë e madhe të filmave, Disney, rreth xhirimit të një filmi të ri muzikor, bazuar në romanin e autorit të famshëm Charles Dickens, “Oliver Twist”.

Ajo është diskutuar se mund të luajë një nga personazhet kryesorë të romanit, të quajtur Artful Dodger, shkruan The List, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja 28-vjeçare – e cila është shfaqur në tre filmat e sagës “Fifty Shades”, thuhet se ka zhvilluar diskutime me Disney-n në lidhje me portretizimin e një personazhit Artful Dodger në filmin e ri, i cili pritet të quhet “Twist”.

Një burim pranë zhvillimit të kësaj ngjarje tha: “Rita ka zhvilluar diskutime për rolin dhe vlerëson se me të vërtetë mund ta ndihmojë zhvillimin e saj si aktore”.

“Filmi do të jetë dukshëm ndryshe nga versioni origjinal, por personazhi i saj do të bazohet lirshëm në Artful Dodger”.

Skenari i filmit pritet të jetë marrje bashkëkohore e filmit origjinal muzikor të dramës së vitit 1968, i cili u bazua në romanin e Charles Dickens të viteve 1800, “Oliver Twist”.

Burimi vazhdoi më tej duke thënë për The Sun se: “Bisedimet janë duke vazhduar, por ajo është e etur për ta bërë atë të ndodhë dhe ekipi i realizimit ka qenë me të vërtetë i mahnitur me Ritën deri më tash”.

“Filmi do të jetë masiv dhe tashmë ka shumë lëvizje rreth tij në industri, kështu që është shumë emocionuese për të”, ka thënë burimi tutje.

Në libër dhe film, jetimi Oliver Twist shpëton nga shtëpia e fëmijës ku ai u rrit, dhe arratiset në Londër, ku takon Artful Dodger, që është pjesë e një bande të mashtrimeve të të miturve të udhëhequr nga një person më i vjetër i quajtur Fagin.

Në vitin 2016, spekulohej se Ice Cube mund të jetë i përzgjedhuri për të luajtur rolin e Fagin, dhe gjithashtu mund të ketë një dorë në prodhimin e projektit.

Për më tepër, vitin e kaluar, këngëtarja Adele u tha se po kërkohej nga regjisorët e filmit që të luante personazhin në film. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara