Rita Ora merr vëmendjen teksa shfaqet me maskë në ‘Hits Radio Live’

23:51 | 16 Nëntor 2019

Rita Ora është një prej yjeve më të suksesshme të muzikës pop në vitet e fundit, ndërsa ajo është e gatshme që t’i shtyjë kufijtë sa herë që vjen fjala për modën.

28-vjeçarja është shfaqur me një veshje të veçantë gjatë pjesëmarrjes në evenimentin Hits Radio Live në Birmingham të shtunën mbrëma.

Shqiptarja e famshme kishte vendosur një maskë, teksa e kishte kombinuar me një kostum me ngjyrat kuq e zi.

Ajo i ka publikuar disa fotografi në InstaStory me dukjen e saj, të cilat i ka shoqëruar edhe me mbishkrime interesante.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara