Rita Ora: Jam shumë krenare që jam shqiptare

16:13 | 22 Nëntor 2020

Rita Ora, është shprehur edhe njëherë që është shumë krenare që është shqiptare.

Emri i saj është lakuar shpesh lidhur me sukseset që ka arritur që nga fillimet e para të karrierës, e që po vazhdon tutje edhe sot.

Gjatë një interviste me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj ajo foli edhe njëherë për sukseset e saj, ri-theksoi se sa krenare është që është shqiptare dhe se titulli “Amabasadore Nderi e Kosovës” ka qenë një nga momentet më të mira të jetës së saj.

“Kam qenë gjithmonë entuziaste e të folurit kaq hapur e të pasurit titullin Ambasadore Nderi e Kosovës sepse ishte një nga momentet më të mira të jetës sime, sepse jam shumë krenare nga vij dhe prindërit e mi më kanë rritur duke folur shqip në shtëpi dhe me frymën e kulturës trashëgimisë dhe me këtë vjen krenaria, vendosmëria, disiplina dhe ti thjesht bëhesh më i vendosur nga ç’je, ndihem kaq e gëzuar që shoh artistë të famshëm që vijnë nga vendi im”, u shpreh ndër të tjera Rita.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara