Rita Ora flet për ndeshjen e sotme

18:54 | 17 Nëntor 2019

Urimi i Rita Orës për ndeshjKosova dhe Anglia zhvillojnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, i ka uruar dy kombëtaret. “Suksese për Anglinë dhe Kosovën sot, dy shtëpitë e mija”, ka shkruar Rita në Instagram.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja e Kombëtares së Kosovës me Anglinë, ndeshje kjo e fundit në kuadër të grupeve për kualifikimet e Evropianit 2020. Kosova pasi humbi kundër Çekisë ka humbur shanset që të kualifikohet nga faza e grupeve në Kampionatin Evropian 2020./21Media

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara