Rita në bashkëpunim me këngëtaret latine

15:48 | 15 Mars 2019

Është publikuar me vidoeklip kënga ‘RIP’ nga Sofia Reyes me Anitta e Rita Orën.

Rita Ora është pjesë e një bashkëpunimi me artistet më të njohura latine të momentit.

Kënga me titull ‘RIP’ ka bërë bashkë këngëtaret bombastike, të cilat i kanë realizuar edhe një videoklip të hareshëm e me shumë ngjyra.

Treshja janë bërë bashkë për këngën e cila pritet të shndërrohet në një hit, duke marr parasysh numrin e madh të fansave që vajzat kanë.

Në këngë Rita madje dëgjohet duke thënë disa fjalë në gjuhën spanjolle.

Shpërndaje në rrjete sociale