Rita këngëtarja e katërt më e klikuar në botë

16:07 | 11 Qershor 2019

“Phoenix” është albumi i fundit i Rita Orës, e cila ka sjellur disa këngë të reja dhe të cilat janë shndërruar në hite.

Së fundi Rita ka arritur një tjetër sukses, sipas ‘Official Charts’ 28 vjeçarja është këngëtarja e katërt më e dëgjuar në botë me dy këngë të përfshira në këtë radhitje, shkruan portali arbresh.info.

“Sapo përfundova 11 orë xhirime dhe e kuptova që jam një nga këngëtaret më të klikuar në botë për vitin 2018 dhe kam dy këngët më të dëgjuarat! Çfarë dite e mirë” ka shkruar Rita.

Ndryshe, para disa ditësh Rita ka publikuar projektin e ri ‘Ritual’. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara