Rita bën tatuazh të ri në dorë

10:45 | 12 Shkurt 2019

Rita Ora është njëra ndër këngëtaret me të përfolura nga mediat rozë.

Bukuroshja shqiptare ishte prezente në para-festën e Grammy Awards organizuar nga Clive Davis, ku shkëlqeu me pamjet e saj, shkruan portali arbresh.info

Rita përmes disa imazheve në rrjete sociale, ka bërë të ditur se e ka realizuar edhe një tatuazh të ri, ajo  kësaj radhe vendosi që tatuazhin ta bëjë në dorë, por nuk e zbuloi se çfarë përmban ai.

Ndryshe Rita Ora së shpejti do të fillojë turneun e saj madhështor në Australi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale