Rina Balaj shfaqet plot stil në fotot e fundit

23:40 | 25 Janar 2020

Kohëve të fundit, ajo ka qenë një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë dhe jo vetëm.

Fjala është për reperen Rina Balaj, e cila bëri rikthimin e fuqishëm në rrjetin social, Instagram, me shumë të reja, si nga ana profesionale e po ashtu edhe nga ajo personale, shkruan portali arbresh.info

Ajo së fundi ka ndarë disa fotografi në Instagram, ku ishte veshur me shumë stil dhe po duket tejet e bukur.

Kujtojmë se, ka tash e disa muaj që reperja nga Istogu, Rina Balaj, e ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë me reperin Sin Boy.

Ndonëse ky i fundit është me prejardhje shqiptare dhe deri më tani jetoi në Greqi, tashmë duket se është rikthyer në Kosovë për të bashkëjetuar me partneren e saj. / arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara