Rihanna shtatzënë me fëmijën e parë?

17:49 | 13 Shtator 2019

Super-ylli nga Barbadosi ka nxitur thashethemet për një shtatzëni të mundshme.

Kjo pasi që në ballon e përvitshme ‘Diamond Ball’ Rihanna mbrëmë u paraqit me bark të fryrë, transmeton portali arbresh.info.

Fansat janë të bindur që Rihanna është shtatzënë për shkak të performancës dhe intervistës që dha në gala mbrëmjen.

Kujtojmë se prej dy vitesh bukuroshja nga Karaibet është në lidhje me miliarderin saudit Hassan Jameel.

Se a është në pritjen e ëmbël, apo vetëm mënyrë për t’iu ikur pyetjeve për albumin e ri, mbetet të shihet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara