Rihanna & Karim Benzema, “përplasen” me Chris Brown

14:29 | 22 Qershor 2015

Duket se e kaluara e ndjek sërish 27 – vjeçaren amerikane Rihanna.

Ajo së bashku me futbollistin e Real Madrit, Karim Benzema rastësisht kanë shkuar në të njëjtin club nate ku ndodhej dhe ish i dashuri i Rihannës, Chris Brown. Ata kanë qenë thuajse shumë afër njëri – tjetrit, duke bërë që Riahanna mos të ndante shikimin “infektues” prej tij.

Prej shumë kohësh këngëtarja e “American Oxygen” është parë duke u shoqëruar herë pas here me Benzemën, duke vënë vulën për një marrëdhënie më shumë se miqësore ndërmjet tyre edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim nga të dy palët.

Rihanna me veshjen e saj elegante ka bërë përshtypje duke tërhequr vemendjen e të gjithve.

Për Rihannën është hera e dytë që i ndodh një shkëmbim me ishin e saj Brown, pasi dhe më parë është “përplasur” me të, kur thuhej se ajo kishte një lidhje romantike me aktorin Leonardo DiCaprio.

Marrëdhënia mes Riahnnës dhe Chris Brown përfundoi në vitin 2009, pas një grindje shpërthyese e cila arriti deri në dhunë fizike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara