Rihanna dhe Jay Z dhurojnë dy milionë dollarë për luftën ndaj pandemisë COVID-19

23:07 | 31 Mars 2020

Rihanna dhe Jay-Z kanë dhuruar së bashku dy milionë dollarë në përpjekje për të ndihmuar qytetet e New Yorkut dhe Los Angelesit.

Fondacioni ‘Clara Lionel’ i Rihannas (CLF) dhe fondacioni ‘Shawn Carter’ (RSF) i reperit do të mbështesin punëtorët pa dokumente, popullsinë e burgosur, të pastrehët dhe të moshuarit dhe fëmijët e punonjësve të kujdesit shëndetësor në të dy qytetet e mëdha në mes të pandemisë.

Teksa qyteti i New Yorkut po konsiderohet si epiqendra globale e krizës, testimi për COVID-19 do të jetë falas për të gjith banorët, pavarësisht statusit të tyre, shkruan Rolling Stone.

Ata do të mbështesin drejtpërdrejt organizatat në të dy qytetet, përfshirë ACLU, Koalicionin e Emigracionit në New York, Fondin e Kryetarit të Komunës për Los Angeles dhe Fondin për Shkollat ​​Publike.

Fondet do të ofrojnë kujdestari ditore, ushqim dhe materiale mësimore për punonjësit e kujdesit shëndetësor, gjithashtu do të sigurojnë materiale për më shumë se 20 mijë fëmijë në strehimore dhe kujdes virtual për shëndetin mendor për prindërit.

Ushqimet e bëra në shtëpi do të dhurohen te popullsia e pastrehë, ndërsa për ata që gjenden në burg dhe paraburgim, do të bëhen kërkesa që të lirohen përkohësisht.

“Në kohë krize është e domosdoshme që ne të bashkohemi si një komunitet për të siguruar që të gjithë, veçanërisht të prekurit, të kenë qasje në nevoja kritike: strehim, shëndetësi, ushqim dhe arsim”, ka thënë nëna e reperit, Gloria Carter.

Kujtojmë se Rihanna ka dhuruar pesë milionë dollarë për të luftuar kundër përhapjes së virusit vdekjeprurës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara