Reperi S4MM i jep fund beqarisë

22:49 | 1 Tetor 2020

Reperi shqiptar, S4MM i ka dhënë fund beqarisë.

Ai dhe partnerja e tij, Filis Ismaili, ditën e sotme (e enjte) kanë vënë kurorë në Belgjikë – vendin ku jeton dhe vepron kjo e fundit, shkruan portali arbresh.info

Lajmi është bërë i ditur me anë të disa postimeve që janë ndarë nga çifti në rrjetet sociale.

Kujtojmë që S4MM dhe Filis u fejuan gjatë vitit të kaluar (2019). /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara