Reperi GASHI sërish në Kosovë

11:07 | 27 Qershor 2019

Reperi GASHI edhe këtë vit do të argëtojë publikun kosovar.

Ai do të promovojë albumin e ri për herë të parë në Kosovë në kuadër të festivalit Sunny Hill, shkruan portali arbresh.info.

E Dua Lipa si njëra nga fytyrat e këtij festivali ka thënë se është krenare që artistët nga vendlindja e saj po lënë gjurmë në botë.

“Vëllai im shqiptar që shqeu skenën vitin e shkuar po vjen sërish @GASHI me 3 gusht në Prishtinë për Sunny Hill Festival. Gjithmonë krenare të shoh artistë nga vendlindja ime të lënë gjurmë në botë. Pak nga pak do të flasë për ne e gjithë bota”, tha Dua në postimin e saj ku paralajmëroi ardhjen e Gashit.

Këtë vit GASHI lansoi albumin “My Year” që po rezulton mjaft i suksesshëm./Arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara