Reperi FBG Duck vritet në mes të ditës në Chicago

16:44 | 5 Gusht 2020

Ka ndërruar jetë reperi i njohur.

Reperi i njohur, FBG Duck, ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi të bërë në mes të ditës në Chicago, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Të shtënat ndodhën rreth orës 4.37 pasdite të martën në Rrugën Lindore Oak në lagjen Gold Coast, ku Duck dhe dy shokë po bënin pazar në butiqet e pasura të zonës.

Policia thotë se dy vetura u larguan, dhe katër persona dolën jashtë dhe hapën zjarr, duke goditur tri viktimat, para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara