Reagon Marina Vjollca

12:50 | 19 Mars 2015

Ditë më parë u përhapën fjalë për një lidhje të mundshme të reperit Getoar Selimit me prezentuesen Marina Vjollcën, madje u tha që këngëtari i kishte propozuar asaj martesë, por kjo e fundit i ishte përgjigjur se është ende herët për të marrë një hap të tilllë.

Pas këtyre shkrimeve ka reagur Marina, e cila ka postuar një fotografi në Instagram ku ka shkruar: “Të flasësh pa fakte e me thashethëme, është si të gjuash me armë pa fishekë. Qenët le të lehin, karvani shkon përpara”

Duket se Marina është irrituar nga këto shkrime, poashtu edhe reperi Geti i cili pasi pa shkrimin e Marinës, po  të njëjtin shkrim e shpërndau në llogarinë e tij në Instagram./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara