Reagon çifti zviceran, pas çmimit që mori Loredana në “MTV EMA”

11:45 | 6 Nëntor 2019

Çifti zviceran që po e akuzon Loredanën për mashtrim, ka reaguar pasi Loredana u shpall “Artistja më e mirë në Zvicër”, nga “MTV EMA”.

“Loredana nuk duhet të marrë ndonjë çmim”, me këtë titull e nisi artikullin për Loredanën prestigjiozja “Blick.ch”.

Reperja Loredana Zefi (24) është vlerësuar me çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” nga MTV në Sevilla, Spanjë, shkruan Blick.ch, transmeton lajmi.net.

Kjo gjë nuk u përshtatet viktimave të supozuara të mashtrimit.

Blick njoftoi më parë se, Loredana Zefi (24) akuzohet nga një çift nga kantoni i Valais se ua mori mijëra franga.

Sidoqoftë, reperja u nderua si artistja më e mirë zvicerane në “MTV Europe Music Awards” në Sevilla, të Spanjës.

Për më tepër, reperja e cila thuhet se çiftit iu paraqit si “Anna Landmann”, u fotografua me superyllin e futbollit, Cristiano Ronaldo (34 vjeç). Viktimat ndihen të hutuar pasi panë fotot.

Derisa Loredana pozoi në tapetin e kuq, çifti zviceran po presin për paratë në Valais.

“Gjithçka po shkon kaq ngadalë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë cent. Nëse do të më takonte mua, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë. Por, unë nuk mund ta ndryshojë atë”, ka thënë bashkëshorti i Petras.

Ai thotë se deri tani nuk ka pasur kërkim falje, kurse shton “Do të më pëlqente sikur të kishte fituar Stefanie Heinzmann (30 vjeçe). Ajo vjen nga rajoni ynë dhe nuk i ka borxh askujt para”.

Çifti reagoi publikisht edhe kur Loredana bleu një “Mercedes S 62 Coupe” të ri.

“Ne jetojmë në varfëri, Loredana ka tre makina”, kishte thënë e zhgënjyer Petra Z, transmeton lajmi.net.

Pasi u publikua fotoja e Loredanës me Ronaldon, reagime pati edhe në internet, me këtë rast komentuesit thonë se futbollisti mund të vuajë nga takimi me reperen.

“Tani e dimë se tek kush do të zhvendoset ajo. Petra ishte vetëm fillimi!”, shkruan një komentues.

Kujtojmë se Loredana në një konferencë para medieve në Prishtinë, kishte mohuar pretendimet e çiftit zviceran, duke thënë se Petra Z. ia kishte dhënë paratë vullnetarisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara