Rachel Weisz: Lumturinë e gjeta me Daniel

13:27 | 22 Qershor 2015

Në një intervistë së fundmi aktorja Rachel Weisz ka thënë se në të 20-ta e saja ajo ishte një femër shumë e vetmuar, e cila zakonisht porosiste pizza për të ngrënë merrte filma me qira dhe gjëra të tilla sa për të kaluar kohën.

Por që jeta e saj ka ndryshuar komplet kur ajo u njoh me aktorin tashmë James Bond 007, Daniel Craig, dhe dyshja pas 6 muajsh njohjeje intensive u martuan në një ceremoni të fshehtë në vitin 2011.

Në dasmën e tyre thuhet të ketë pasur shumë pak mysafirë, aty ishin edhe dy fëmijët e tyre nga martesat e mëparshme sikur vajza e Daniel 22 vjeçe nga martesa e tij me Fiona Loudon, po ashtu edhe djali i Rachel atë kohë 5 vjeç.

Dyshja aktualisht jetojnë në New York, meqë Craig është duke punuar në filmin Spectre vazhdimi i radhës i James Bond 007, i cili thuhet se do të lansohet në fund të vitit./arbresh.info

1982321_893379234089587_7049602857142853271_n

images (2)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara