Publikohet fotografia e parë e foshnjës së Kemalit

17:35 | 16 Prill 2019

Aktori i njohur për publikun shqiptar në rolin e Kemalit,Burak Ozçivi dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evcen para tre ditësh u bënë prindër për herë të parë.

Fahriye Evcen solli në jetë djalin të cilin e kanë pagëzuar me emrin Karan dhe atë ditë mediat turke kanë raportuar se Burak e ka shoqëruar bashkëshorten gjatë lindjes dhe u emocionua shumë kur mori djalin në krahë, shkruan portali arbresh.info

Mediat turke e kanë publikuar foton e parë të foshnjës së dy aktorëve të famshëm të cilët po duket një familje e përkryer dhe shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara