Primo ft. R-Ton vijnë me një këngë kundër përdorimit të drogës

18:11 | 21 Maj 2020

Përderisa shumica e këngëve të zhanrit rap në vendin tonë, janë të shkruara në atë mënyrë që e degradojnë rininë, Shqiprim dhe Blerton Sahiti, apo Primo ft. R-Ton, nga qyteti i Ferizajt, kanë vendosur që të realizojnë një bashkëpunim kundër përdorimit të drogës.

Kënga e titulluar “Dështim”, posedon një tekst që tregon rrugët e vështira që kalon rinia e ditës së sotme ndërsa e veçanta e saj është se fokusohet kundër përdorimit të substancave narkotike.

 

“Edhe unë luaj me trup,

Çdo send këtu po e fus

Prej ditës që linda deri këtu krejt veç hups

Ama unë ty po të lus

Se mu më prenë në besë,

Largo heroinën me to mos mu prek”, është vetëm një pjesë e tekstit të këngës.

Këngën e cila u publikua në këtë mërkurë, tashmë mund ta gjeni në Youtube.

 

 

 

Lajmet më të lexuara