Ardian Bujupi dhe Capital T, duket se kohëve të fundit kanë prishur raportet me njëri-tjetrin.
Kjo pasi Capital T derisa po fliste për Bujupin në një emision në një mënyrë lë të kuptohej se famën, suksesin dhe të arriturat i ka falë bashkëpunimeve me të.
Pas gjithë kësaj Ardiani ka reaguar duke bërë një postim në InstaStory, duke kërkuar një ‘përballje live’ me Capital T, për t’i shprehur meritat dhe sukseset e kujt kanë qenë, shkruan portali arbresh.info
“Nëse ja nisim këtë punë vlla mos fol mas shpine por hina live dhe i shprehim gjërat. Sukseset dhe meritat e kujt kanë qenë këngët etj etj”, ka shkruar Bujupi.
E menjëherë pas shkrimit të Bujupit ka reaguar Capital T i cili ka thënë se është i gatshëm të përballet me të.
“Mas shpine nuk osht n’emision live me fol, po osht publikisht, s’jom prej atyne që flas mas shpine ti nëse don me fol e flasim qysh dush ti”, ka shkruar reperi Capital T.
Kujtojmë se të njëjtit kanë një projekt së bashku të titulluar “Andiamo”/arbresh.info/