Për nder të festës së 28 nëntorit, Rita personalizon çizme me shqiponjën e zezë dykrenare

17:11 | 28 Nëntor 2020

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora bëri urimin më të bukur ndonjëherë.

Me rastin e festës së 28 nëntorit kishte veshur çizme të kuqe me shqiponjën e zezë të cilat nuk hezitoi aspak ti ekspozoi në rrjete sociale, shkruan portali arbresh.info

“URIME DITA E FLAMURIT!!!!”, shkruan Rita ku ndërkohë edhe falënderon fansat të cilët i kan bërë kolazh një video për këtë festë të veçantë.

Kujtojmë se, Rita gjithmonë ka qenë krenare për prejardhjen e saj dhe nuk heziton ta shfaq këtë asnjëherë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara